Categories Covid-19

Humb jetën prej COVID një tjetër mjek në Shqipëri

Një tjetër viktimë është shënuar në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se këtë të shtunë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit mjeku okulist Ferdinand Shkrepa 68 vjeç.

68 vjeçari kishte një javë që ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë. Ndër të tjera mësohet se mjeku okulist punonte me orar të reduktuar në poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan ku kryente vizita me pacientë. Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë kanë humbur jetën 18 persona duke e çuar në 771 numrin e përgjithshëm të viktimave me Covid në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME