Covid-19

Infektohen me covid 2 fëmijë me aftësi ndryshe në Berat, covidi nuk kursen as mësuesit

Koronavirusi vijon të përhapet në shkolla, ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk e cilëson si burim infeksioni. Gjatë 24 orëve të fundit, janë infektuar 3 mësuese tek shkolla 9 vjecare “22 Tetori”, një mësuese tek shkolla 9 vjeçare dhe mesme artistike “Ajet Xhindole” dhe 2 fëmije tek Qendra e Zhvillimit Rajonal “Unë jam si ju” në lagjen Vakef.

Që prej fillimit të shkollave, në qarkun e Beratit regjistrohen 72 mësues dhe 15 nxënës të infektuar me SarsCov-2, ndërkohë që në kopshte e çerdhe janë shënuar 21 edukatore dhe 4 sanitare të infektuara. Deri tani, 419 persona janë raste pozitive në qarkun e Beratit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close