Categories Covid-19

IZRAEL – Policia gjobit mijëra persona për mosmbajtjen e maskave

Policia izraelite gjobiti sot mijëra qytetarë për shkeljen e rregullave të koronavirusit gjatë festave fetare, sidomos ata që nuk kishin respektuar distancimin social dhe mbajtjen e maskave në publik, ndërkohë që kryeministri Netanyahu kishte vendosur të diskutonte heqjen gradualisht të bllokimit. Policia tha se u kishte gjobitur mijëra hebrenj ultra-ortodoksë që kundërshtuan distancimin shoqërore dhe rregullat e mbajtjes së maskave, gjatë grumbullimeve dje në Jeruzalem dhe gjetkë për të festuar Simhat Torahun.

”Policia gjithashtu identifikoi dhe gjobiti katër pacientë me koronavirus në një sinagogë të Jeruzalemit dhe ndaloi dy pacientë të tjerë, në një bllokim rruge jashtë qytetit”, tha një zëdhënës i policisë. Ndërsa shumica e hebrenjve ultra-ortodoksë në Izrael respektojnë rregullat e bllokimit, një pakicë i injoron plotësisht ato, megjithëse infeksionet po rriten në komunitetet e tyre. Netanyahu ka vendosur të diskutojë sot një plan për heqjen graduale të bllokimit të dytë të Izraelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME