Covid-19

“Jemi qartësisht drejt fundit të valës së dytë”, mjeku Alimehmeti sqaron shifrat

Prej më shumë se dy javë autoritetet shëndetësore në vendin tonë janë duke raportuar raste të paktë të personave të infektuar me Covid-19. Ndërsa numri i personave të shëruar sa vjen dhe rritet. Për mjekun epidemiolog Ilir Alimehmeti, kjo ka një shpjegim. Sipas tij, personat që raportohet të shëruar janë nga regjistrat e rasteve të personave pa komplikacione dhe që nuk kanë pasur kontakt me mjekun e familjes. Mjeku sqaron se rastet do të vijnë duke u ulur.

“Ato po bien, do vazhdojnë të bien. Sepse kemi parasysh që ne kemi dy javë që rastet e reja nuk kanë qenë më shumë se 100. Kjo do të thotë që këto raste që po shërohen janë të dala nga datebaset të rasteve ndoshta që mund të kenë qenë shumë lehtë dhe nuk kanë pasur kontakt me mjekun e familjes dhe kanë qëndruar pozitiv aty.

Rëniet me 800 apo 1 mijë, kur para dy javësh nuk i kemi pasur rastet e reja me 800 apo një mijë, do të thotë që këto kanë edhe më tepër kohë. Pra situata është edhe më e ulët sesa nga ajo që shihet nga kurba e rasteve aktive”, tha Alimehmeti në një intervistë për News24.

Sipas tij, vendi ynë ndodhet në fundin e falës së dytë. “Jemi qartësisht drejt fundit të valës së dytë. Pra ky është sheshim, në një shoqëri thuajse të hapur. Në këto shifra ne ishim qershorin e kaluar, por që vinim nga izolimi total. Nëse parashikohen valë të tjera, nuk parashikohen të ndodhin me këtë amplitudë, që vuajtëm dimrin e kaluar”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: