Categories Covid-19

Johnson: Ka prova që varianti i ri i covid-19 është më fatal se origjinali

Varianti i ri i koronavirusit që u shfaq në Kent vitin e kaluar është më vdekjeprurës sesa origjinali. Lajmin e ka dhënë kryeministri britanik Boris Johnson në një komunikim për mediat.

Ai tha në një konferencë shtypi në Downing Street: “Tani duket se ka disa prova që varianti i ri – që u identifikuar për herë të parë në Londër dhe në juglindje, mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.”Kreu i qeverisë në Britani shtoi se ndikimi i variantit të ri do të thotë presion më i madh për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor.

Johnson theksoi po ashtu se vendi ka në fuqi “paketën e duhur të masave” për t’u përballur me variantin e ri ndërsa shtoi se njerëzit duhet t’i zbatojnë në mënyrë që të kenë efekt. The prime minister says he thinks the country has “the right package of measures” to deal with the new variant and people need to comply with them.

Sipas Johnson të gjitha provat aktuale tregojnë se të dy vaksinat Pfizer dhe Oxford, mbeten efektive edhe ndaj variantit të vjetër dhe këtij varianti të ri ‘, duke shtuar se 5.4 milionë banorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë tashmë dozën e tyre të parë. s.b/abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME