Categories Covid-19

Ju del testi negativ edhe pse jeni të infektuar?! OBSH në Shqipëri sqaron

Një përgjigje negative e testit të COVID-19 nuk do të thotë se nuk jemi të infektuar, pasi asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë disa sqarime për qytetarët, duke i ftuar të jenë të kujdesshëm dhe të mos vetëkënaqen nga një rezultat negativ i testit që kanë bërë kur kanë dyshime për koronavirusin.

“Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, thekson OBSH. “Një përgjigje negative e testit #COVID19 nuk na bën të paprekshëm! Asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve Testet mund të mos i zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, shkruan OBSH.

Gjithashtu, theksohet se përpara se të kërkoni një test, është e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë lloj testi ju nevojitet. OBSH sqaron:  RT-PCR dhe testet e antigjenit ju tregojnë nëse e keni virusin TANI. Testet e antitrupave ju tregojnë nëse keni pasur virus NË TË SHKUARËN.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME