Categories Covid-19

Kosovë/ Pas tre ditësh në intubim, shuhet 29-vjeçarja shtatzënë nga koronavirusi

Një grua 29-vjeçare ka nderuar jete  nga coronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja. Gruaja ishte pranuar fillimisht në Klinikën e Gjinekologjisë javën e kaluar, por në të njëjtën ditë ishte transferuar në Klinikën Infektive e tre ditë më vonë në Mjekimin Intensiv Qendror ku ishte intubuar për shkak të gjendjes së rëndë.

“Mund t’ju konfirmojmë informacionin se një grua shtatzënë (1991) ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së, për gazetashneta. Fatkeqësisht kjo është shtatzëna e dytë që ka humbur betejën me Covidin në Kosovë që nga muaji mars kur është shfaqur pandemia.

Deri më tani edhe dhjetëra gra të tjera shtatzëna janë infektuar me Covid dhe të njëjtat kanë kryer edhe lindje në Gjinekologji. Instituti Kombëtar ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 775 raste pozitive dhe 15 viktima me Sars-Cov-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME