Categories Covid-19

Kushton vetëm 20 paund, kjo pajisje mund të shpëtojë jetën e personave me Covid

Një nga misteret e Covid-19 i përket nivelit të oksigjenit në gjak, i cili mund të ulet dhe të shkaktojë probleme serioze në gjendjen e pacientit. Kjo gjendje njihet ndryshe si “hipoksi e heshtur”. Për pasojë, njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë ku qëndron problemi dhe shkojnë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore dhe në shumë raste, është e vështirë që të trajtohen.

Por një zgjidhje e mundur për të shpëtuar jetën është pajisja e oksimetrit, e cila lejon pacientët të monitorojnë nivelet e tyre të oksigjenit në shtëpi, dhe kushton rreth 20 paund.  Ato po përhapen për pacientët me rrezik të lartë Covid në Mbretërinë e Bashkuar dhe mjeku që drejton skemën mendon se të gjithë duhet të vlerësojnë rëndësinë e të pasurit në shtëpi një oksimetër.

Niveli normal i oksigjenit në gjak është ndërmjet 95% dhe 100%. Oksimetri vendoset në gisht, nuk shkakton asnjë dhimbje dhe të jep rezultatin e nivelit të oksigjenit në gjak.

Në Angli, këto pajisje po u jepen njerëzve me Covid që janë mbi 65 vjeç dhe atyre më të rinj, por që kanë një problem shëndetësor. Skema të ngjashme po përhapen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa njerëzit duhet të matin dhe regjistrojnë nivelin e tyre të oksigjenit tri herë në ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME