Covid-19

Lajmi i fundit: 771 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 771 raste të reja me COVID-19. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 16 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.

Në total numri i rasteve aktive është 4.489 Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close