Categories Covid-19

Libani merr vaksinat e para Covid-19

Libani ka marrë grupin e parë të vaksinave Covid-19,  një ndihmë nga Banka Botërore. Rreth 28,500 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech zbritën në aeroportin e Beirut. Qeveria ka porositur 2.1 milion doza të cilat do të mbërrijnë gjatë gjithë vitit. Mjekët shpresojnë se kjo do të lehtësojë presionin mbi spitalet, të goditura gjatë vitit të kaluar nga një krizë financiare si dhe pandemia e cila tanimë po regjistron nivelet më të larta të infeksionit.

Në operacionin e saj të parë që financon blerjen e vaksinave Covid-19, Banka Botërore rialokoi 34 milion dollarë nga një projekt ekzistues shëndetësor në Liban për të ndihmuar fillimin e programit të vaksinimit.  Autoritetet kanë bërë të ditur se punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit do të jenë në rradhë të parët për të marrë vaksinën. Ministri i shëndetësisë Hamad Hassan është shprehur se kjo është një ëndërr e vërtetë që do të mundësojë vaksinimin masiv të popullsisë.

Duke qenë se vendi kohët e fundit është përfshirë nga një vafëri, papunësi dhe reçesion, Libani  është pjesë e skemës Covax dhe qeveria është në bisedime e sipër për të marrë 1.5 milion doza të vaksinës AstraZeneca. Gati një muaj në një bllokim të rreptë që ka ndërprerë jetesën dhe ka nxitur protestat, qeveria filloi heqjen e disa kufizimeve këtë javë.

Shumica e bizneseve janë të mbyllura dhe një shtetrrethim 24-orësh mbetet në fuqi. Shumë spitale janë janë duke u përballur me mungesën e medikamenteve dhe aparaturave për shkak të krizës financiare që ka përfshirë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME