Categories Covid-19

Manastirliu, Nga e enjtja maskat të detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë

“Vendose maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë”, apelon ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliut. Në apelin drejtuar qytetarëve, ministrja kujton se në kuadër të masave anti-COVID është vendosur që nga e enjtja 15 tetor, maska do të jetë e detyrueshme jo vetëm në ambientet e mbyllura, por dhe të hapura.

“Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin. Vendose maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Studimet tregojnë se ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID-19”,- apelon Manastirliu. Duke filluar nga e enjtja (15 tetor), maskat do të jenë të detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësire publike jashtë apo brenda, përveç shtëpisë, restorantit apo barit. Në rast të shkeljes së masave do të aplikohen gjoba për çdo qytetar të cilat do të faturohen tek faturat e dritave. Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake do të survejojnë gjithë territorin dhe do të kenë tolerancë zero për maskat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME