Categories Covid-19

Manastirliu publikon dëshminë e të moshuarit në Durrës, lentet falas edhe me buxhetin 2021

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë dëshminë e një qytetari nga Durrësi, i cili ka përfituar ndërhyrjen në sy dhe lentet falas. Manastirliu bën me dije se me buxhetin e 2021 do të vijojë mbështetja për të moshuarit, me financimin 100% të paketës së kataraktës. Sadulla Elezi nga Durrësi ka përfituar vendosjen e lentes falas pas problemeve me shkimin.

“Kam pasur probleme me shikimin, me syrin e djathtë. Pasi bëra vizitën okulistike, doktori më tha që ke nevojë për lente. Ne menduam se lentet kushtojnë, por doktori na sqaroi që lentet rimbursohen nga shteti dhe ne vendosëm t’i vëmë lentet”, shprehet qytetari nga Durrësi.

Janë 152 qytetarë që e përfituan këtë shërbim falas në Durrës dhe më shumë se 4000 qytetarë në të gjithë vendin. Që prej Janarit 2019 paketa e kataraktës financohet 100% falas nga shteti dhe i kursen familjeve 700 dollarë për këtë shërbim, duke përfshirë edhe lentet falas

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME