Covid-19

Mbi 100 mijë gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar/ Të moshuarit shprehin mirënjohje

100 mijë të moshuar janë vaksinuar deri tani në kuadër të programit masiv të vaksinimit kundër COVID-19.  Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili ndau një video ku të moshuarit shprehin mirënjohjen e tyre për kryerjen e vaksinës.

“Nderi është i gjithi i yni. Mbi 100,000 gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar. Rrofshi sa malet!”, tha Rama, ndërsa ndau videon.“Shumë mirë edhe për rregullin, jemi të kënaqur”, u shpreh një i moshuar në video.

“Faleminderit shumë për ata që u kujdesën për ne!”, tha një tjetër.“Shumë i kënaqur!”, u shpreh një i moshuar. “Bravo ju qoftë, ju lumshin duart, jua shtoftë ditët Zoti!”, tha një tjetër.“Shumë i kënaqur jam me vaksinën, është e domosdoshme se është për shëndetin tonë”, tha një tjetër. “Falënderojmë kryeministrin dhe ministren!”, u shpreh një e moshuar.

“Qeveria është aktivizuar mirë për t’i shërbyer popullit”. “Është një punë e mrekullueshme”, tha një tjetër. “Edi Rama s’ka lënë gropë pa hyrë për popullin e vetë. I shtoftë Zoti jetën!”, tha një e moshuar. “Shyqyr që ia arritëm kësaj dite! Të rrojë sa malet ai që ka prurë vaksinat!”, tha një tjetër.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: