Covid-19

Mbi 35 mijë shqiptarë me Covid-19 po trajtohen në shtëpi

Sipas ministrisë së Shëndetësisë aktualisht janë aktiv 35768 raste , ku që prej fillimi të pandemisë rezultojnë se janë infektuar 112897 qytetarë shqiptarë. Nga 35768 raste aktive, 647 qytetarë po trajtohen në spitalet covid, në Tiranë dhe në rrethe, dhe pjesa tjetër e të infektuarve aktivë po trajtohen në shtëpi.

Tirana mban vendin e parë për numrin e rasteve aktive, e ndjekur nga Fieri, me një diferencë shumë të madhe nga Vlora në vendin e tretë, më pas vjen Durrësi, Shkodra dhe Gjirokastra. Kujtojmë se sot u shënuan 21 humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri. Në total në javën e parë të marsit janë regjistruar 141 viktima.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: