Categories Covid-19

Miratimi i vaksinës së dytë në Britani, ndryshojnë plotësisht ”rregullat e lojës”

Aprovimi i vaksinës “Oxford-AstraZeneca” duket se e ndryshon tërësisht lojën për përhapjen e koronavirusit në Britaninë e Madhe. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock u shpreh se aprovimi i vaksinës kundër Covid-19 tregon se programi i vaksinimit mund të përshpejtohet. Hancock foli për median “Sky News”, ku theksoi se shpejtësia e shpërndarjes së Covid-19 tek njerëzit bazohet tek sasia e dozave të vaksinave që mund të prodhohen në një periudhë të shkurtër kohore.

“Programi i vaksinimit do të nisë më 4 Janar dhe do të përshpejtohet në javët e para të vitit të ardhshëm. Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli (NHS) do të qëndrojë gati me qëllim që fundi i kësaj pandemie të jetë në pranverë. NHS pritet të shpërndajë vaksinën tek njerëzit në mënyrë sa më të shpejtë pasi të prodhohet në sasi të mëdha”, tha Hancock.

Deklarata e Sekretarit të Shëndetësisë mund të konsiderohet një lajm i mirë për britanikët pasi spitalet kanë arritur thuajse në kolaps dhe numri i pacientëve të infektuar me Covid-19 është më i larti që prej fillimit të pandemisë. Gjatë ditës së sotme, pritet që Matt Hancock të mbajë një konferencë ku do të deklarojë nëse do të ketë ndryshim të masave kufizuese në zonat më të prekura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME