Categories Covid-19

Mjeku kërkon masa urgjente: Në Europë është 10 euro, këtu testi bëhet 100 euro” nxitoni të blini 2 milionë teste tamponi

Mjeku Erion Dasho i ka bërë sërish thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve që të marrin masa urgjente për të korrigjuar keqmenaxhimin e epidemisë në Shqipëri. Sipas Dashos, cmimi stratosferik prej 100 euro për kryerjen e tamponit në institucione private i jep normë fitimi deri në 1000% ndërkohë që në vendet e botës testi kushton 10 euro.

Mjeku thekson se testi mund të jetë masa më kosto-efektive për të luftuar koronavirusin. Shpesh hërë ka patur ankesa se ISHP paraqitet rreth një javë me vonesë për të bërë tamponin dhe duhet të presësh edhe një javë tjetër për të marrë përgjigjen, gjë që ka nxitur pjesën më të madhe të njerëzve që të testohen në institucione private.

Statusi i plotë: SPE.KULANTË DHE POLITIKANË

Testet e shpejta diagnostike të bazuara mbi zbulimin e antigjenit mund të ndryshojnë rrjedhën e epidemisë. Me një çmim prej më pak se 10 Euro për test, ato kanë besueshmëri shumë më të lartë se testi i tamponit.

Në Shqipëri, ministria dhe komiteti duhet të lëvizin shpejt për dy arsye: Së pari, për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe korrigjuar një nga gabimet më të mëdha që u bënë gjatë (keq)menaxhimit të epidemisë në Shqipëri.

Së dyti, për të mbrojtur qytetarin shqiptar nga spèkulantët të cilët kanë nisur t’i ofrojnë këto teste kundrejt çmimit stratosferik prej 100 Euro, pra me një normë fitimi gati 1,000%!!!

Zgjidhja do të ishte blerja e menjëhershme e një sasie prej 1 deri 2 milion teste të tilla dhe vendosja në dispozicion të çdo mjeku të familjes të një sasie prej 1,000 testesh për gjithë periudhën e virozave.

Një masë e tillë e vetme mund të ndikonte direkt në uljen e Rt (parametri që zëvendëson R0) në vlera të menaxhueshme! Tashmë është koha për të menduar jo vetëm për shëndetin dhe jetën, por edhe për ekonominë e shqiptarëve të cilët kriza po i varfëron çdo ditë e më tepër!

Testi i antigjenit mund të jetë masa më kosto-efektive që kemi sot në luftën kundër COVID! Veç në duar të mjekëve dhe jo të spèkulantëve!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME