Categories Covid-19

Moderna nis testimin e vaksinës në foshnje dhe fëmijë të vegjël

Kompania amerikane e barnave Moderna tha se ka nisur studimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit në fëmijë të moshës gjashtëmuajshe deri në 11 vjeç. Moderna është prodhuesi i parë amerikan që teston vaksinën e saj në foshnje.Kompania tha se planifikon të fusë në listën e testimit rreth 6,750 fëmijë në SHBA dhe Kanada. Rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga koronavirusi është më i vogël sesa te të rriturit, por ekziston rreziku i transmetimit – veçanërisht nga adoleshentët.

“Ky studim pediatrik do të na ndihmojë të vlerësojmë sigurinë dhe imunogjenitetin e mundshëm të vaksinës sonë në këtë popullatë më të re në moshë”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë Moderna, Stephane Bancel. Edhe Moderna, edhe kompania tjetër amerikane Pfizer kanë nisur testimin e vaksinave të tyre kundër koronavirusit te fëmijët 12 vjeç e lart, vitin e kaluar.

Rezultatet e këtyre testimeve nuk janë publikuar ende. Kompania britanike-suedeze, AstraZeneca, e cila po ashtu ka prodhuar vaksinë kundër koronavirusit, njoftoi se ka nisur testimet në fëmijë muajin e kaluar.

Përdorimi i vaksinës AstraZeneca te të rriturit është pezulluar në disa vende evropiane dhe të tjera, pas raporteve se disa individë kanë pësuar mpiksje gjaku pas vaksinimit. Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se nuk ka prova që e lidhin vaksinën me incidentet e mpiksjes së gjakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME