Covid-19

Ndërron jetë nga Covidi pedagogu 37-vjeçar në Gjirokastër/Tre ditë që kishte përfunduar karantinën

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit me Covid-19, pedagogu i Universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër, Luis Seiti rreth 37 vjeç. Prej ditësh Seiti po merrte mjekim në ambientet e shtëpisë së tij, ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë. Para 3 ditësh ai kishte përfunduar karantinën, ndërkohë ishin prekur edhe prindërit e tij. Burime bëjnë me dije se Luis Seiti nuk vuante nga asnjë sëmundje shoqëruese.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close