Categories Covid-19

Ndihma e SHBA-së për pandeminë po vihet në përdorim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, nga mjeku Kapisyzi dhe drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Roberto De Bernardi, vizituan sot maternitetin “Koço Gliozheni” dhe patën mundësinë të shohin sesi ndihma e SHBA për Shqipërinë po vihet në përdorim.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2 milionë dollarë për Shqipërinë në përgjigje të pandemisë COVID-19, duke përfshirë 10 inkubatorët, 10 tavolinat e reanimacionit, 12 ngrohësit dhe 10 llampat fototerapie për njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit në spitalin “Koço Gliozheni” që janë dhuruar.

Ambasada Amerikane e vlerëson kontributin dhe përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë qenë në vijën e parë duke luftuar pandeminë. “Krah për krah do ta kalojmë edhe këtë”, thekson Ambasada e SHBA-ve. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME