Categories Covid-19

Njëra palë ndihmon vaksinimin masiv, pala tjetër fushatë infektimesh

Kryeministri Edi Rama sot gjatë një interviste televizive, i pyetur për fushatën elektorale, nënvizoi se është vetëm një aneks, pasi epiqendra e punës së tij është vaksinimi antikovid dhe realizimi i tij sipas parashikimeve. Kryeministri Edi Rama tha se është e rëndësishme që palët politike në këtë fushatë elektorale të zbatojnë masat antikovid, si një mënyrë për të shpëtuar dhe ruajtur sa më shumë jetë njerëzish.

“Për hir të së vërtetës fushata elektorale për mua është një aneks i aktivitetit sepse epiqendra e aktivitetit është vaksinimi, jo thjesht në sensin e vaksinimit praktit, që bëhet çdo ditë, por në sesnin e punës që duhet bërë çdo ditë, për të pasur garancinë që procesi i vaksinimi shkon siç është parashikuar, dhe në këtë rast është fat që në këtë proces në krye kemi ministren e shëndetësisë që është një menaxhere e shkëlqyer”,- tha Rama.

“Kemi kontraktuar një sasi të rëndësishme dozash, por jo të gjithë sasinë e nevojshme dhe sa më shpjet të marrim sasinë e nevojshme aq më shpejt do eci procesi vaksinimit. Fushata është aneks i këtij aktiviteti, është i rëndësishëm si aneks. Po zhvillohet në kushte të vështira, në mungesë të formave tradicionale që jemi mësuar të bëjmë fushatë. Është një fushatë ku fjala ka më shumë peshë, pasi komunikimi është më shumë i bazuar tek ato që thua dhe jo ato që krijon turma apo muzika, apo energjia e ndeshjes elektorale, siç kemi parë në rastet e kaluara”,- theksoi Rama. Kryeministri Rama tha se opozita po rrezikon shumë shëndetin e qytetarëve duke grumbulluar turma njerëzish.

“Njëra palë që jemi ne, po e ndihmon këtë fushatë vaksinimi, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave dhe që të mos jemi pjesë e programit të infektimit që ka virusi. Ndërkohë që pala tjetër po bënë një fushatë infektimesh. Kujtoj këtu Malin e Zi, e marr si shembull, që ishte një nga vendet më pak të prekura, dhe bënin spote promovuese për sezonin e verës se ishin COVID FREE, hajdeni këtu për pushime se s’ka COVID deklaronin ata, dhe më pas gjatë fushatës me dalje të njëllojta njerëzisht, që harruan që nëpër këmbë ishte hija e vdekjes, ato u kthyen në një vend me infektime të shumëfishuara dhe humbje jetësh nga marshuesit në ato manifestime elektorale”,- tha Rama.

Rama tha se mbajtja në distancë e qytetarëve që duan ta takojnë gjatë rrugëtimit të tij në fushatën elektorale, është diçka për të cilën i vjen keq, por është një kujdes që duhet bërë për të mirën e shëndetit të gjithë secilit.

“Është për të ardhur keq, por është diçka që duhet bërë. Unë kujdesem gjatë gjithë kohës, ne ishim në zonën rurale të Beratit para pak ditësh dhe banorët atje kishin dëshirë të dilnin për të më takuar dhe për të parë, por është për të ardhur keq, që nuk mund ti takoj, por jam i detyruar ti kërkoj shërbimeve dhe njerëzve tanë që t’i largojnë njerëzit.

Unë shpresoj që njerëzit ta mirëkuptojnë këtë gjë, dhe e mirëkuptojnë, pasi njerëzit e dinë që është arsye madhore, unë kam dëshirë ti takoj njerëzit dhe kontakti me njerëzit është pikërisht pjesa më energjike e fushatës, por për kushtet ku jemi nuk mund ta kemi në formën tradicionale”,- tha Rama. I pyetur nëse është i frikësuar nga opozita, Rama tha se ka një të vërtetë tek frika që ka nga opozita, por lidhet shëndetin e atyre që dalin për të mbështetur organizatorët e fushatës së opozitës.

“Më frikëson vërtet, kanë të drejtë kur bëjnë deklarata të tilla, por e kanë gabim që mendojnë se po krijojnë një uragan që do shkoj në fitore, pasi e vërteta është se jam i frikësuar për shëndetin e tyre që mbështesin organizatorët dhe numrave e të infektuarve, pasi kjo ndikon dhe në numrat në tërësi. Kudo ku shkon drejtuesi opozitës shkon një vatër e re infektimi. Mali i Zi thashë është një shembull tipik i kësaj. Edhe në Kosovë ka një rritje numrash që lidhet me fushatat elektorale. Për sa i përket uraganit, shoh vetëm përsëritjen bajate të të njëjtit film, makina, buri, flamuj, dy gishta, Rama ik, një përpjekje për të stimuluar tek njerëzit të mendojnë se ka shumë njerëz. Italianët kanë patur një shprehje shumë të bukur për fushatat elektorale, që thonin “Piazze piene, urme vuote”‘ “Sheshe plot dhe vota bosh”. Kështu ndodh dhe me opozitën”,- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME