Categories Covid-19

“Nuk i kishin bërë tampon”, hap dyert e mortit familja 69-vjeçarit që u vetëhodh nga Infektivi, flet e bija…

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Reshat Grembi, 69-vjeçari nga Fieri i cili u hodh nga kati i dytë i spitalit në Infektiv, pasi ishte i prekur nga Covid-19. Familja në Fier, ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që në lagje dhe në familje ka pllakosur zia. Nipi i 69-vjeçari në një prononcim për Fax News, ka shpërthyer në akuza se ai ka ndërruar jetë nga Covid-19 , ndërkohë që ende nuk i ishte bërë tamponi.

“Vdiq nga Covid-19, pa ju bërë tampon. Asnjë konfirmim nga spitali si ndodhi. Nuk kemi fuqi të zbardhim të vërtetën . 5 dite xhaxhai u mjekua nga mjekja e lagjes. Ishte me temperaturë 40  dhe më pas ikëm në Fier.

I bëmë serum në Fier dhe na thonë çojeni në shtëpi. Kërkuam tampon, nuk ja benë. E sjellim në shtëpi, sërish ishte me temperaturë. Sërish kërkuam tampon dhe nuk ja bënin. Pas skanerit na thonë ka Covid-19, pa i bërë fare tampon. Djali nga gjermania foli në telefon dhe ai i tha se eshte ne gjendje te rende. Ai qëndroi 6 orë në Infektiv pa asnjë shërbim, vajti në 2 pas mesnatës dhe në 8 të mëngjesit u hodh”.- tha nipi.

Ndërkohë që vajza e të moshuarit ka deklaruar se e kanë çuar me urgjencë në Tiranë dhe se babai i saj ka qëndruar 6 orë në korridor pa mjekim. Sakaq djali i tij nga Gjermania kur ka komunikuar në telefon me të atin, i ka thënë se është në gjendje shumë të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME