Categories Covid-19

Nuk jeni të sigurt a do të merrni vaksinën anti-covid? Mësoni faktet

Shumë persona janë të frikësuar paksa nga fakti që nuk e dinë se çfarë ka në përmbajtje kjo vaksinë dhe sa e sigurt është. Por ekspertët kanë vendosur të ndajnë disa fakte që do iu ndihmojnë të vendosni. Ndoshta keni parë diçka në rrjete sociale, ose keni dëgjuar nga një mik apo familjarë, ose ndoshta edhe vetë iu ka shkuar mendja në një teori, shkruan “HealthBlog”. Nuk ka rëndësi çfarë keni dëgjuar për COVID-19, mund të jetë duke ndikuar me mënyrën se si mendoni rreth marrjes së vaksinës, transmeton lajmi.net. Epo shkencëtarët kanë mbledhur disa fakte rreth vaksinës, që do iu ndihmojnë të hiqni dorë nga mitet që po qarkullojnë kudo.

Nëse gënjeshtrat dhe mitet shpërndahen më shumë sesa faktet, njerëzit rrezikojnë të vdesin dhe të mbeten me pasoja afatgjata nga pandemia. Prandaj është e rëndësishme të lexoni fakte nga burime të sigurta dhe të vërteta. Këto janë disa fakte rreth miteve që po qarkullojnë mes njerëzve: Fakt: Vaksina kundër Covid është zhvilluar kaq shpejtë sepse ekspertët kanë punuar shumë zellshëm për të ardhur në një zgjedhje që shpëton jetë. Shumë njerëz janë të shqetësuar se sa shpejtë është krijuar vaksina dhe sa shkurt ka zgjatur testimi ose se pse qeveritë janë duke mbështetur zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinës, transmeton lajmi.net.

Procesi është përshpejtuar sepse nevoja për një vaksinë është urgjente. Përsëri të gjitha hapat e testimit janë bërë me rregull dhe vaksina është e sigurt për përdorim. Fakti: Vaksinat me bazë të mARN nuk e ndryshojnë ADN-në e një personi. Për shkak që vaksinat me bazë të mARN janë relativisht të reja në përdorim, mund të ketë shqetësime rreth efektit të tyre. Gjithashtu ka supozime se ajo do të ndryshoj ADN e personit. Kjo nuk është e mundur. Çdo organizëm i gjallë ka mARN në përmbajtje të tyre. Materiali gjenetik në vaksina vetëm ndikon që trupi të mësoj se si të reagoj kundër vaksinës.

Fakti: Pas marrjes së vaksinës do të keni temperaturë, kokë-dhembje, plogështi, ndoshta pak ethe. Sidomos pas dozës së dytë do të jetë më i fort ky efekt. Shumë kanë dëgjuar se njerëzit po sëmuren pas marrjes së vaksinës. Por përpiquni të kujtoni: kur ishit fëmijë dhe morët ndonjë vaksinë kundër sëmundjeve dhe viruseve të ndryshme, a keni ndjerë vetën paska të lodhur?

Kjo është efekti i të gjitha vaksinave, sepse ato do të aktivizojnë një reagim të imunitetit, në mënyrë që trupi të mësohet të luftoj virusin në të ardhmen. Lodhja, temperatura, dhembja etj, janë të shkaktuara nga imuniteti e jo nga virusi apo vaksina. Fakti: Vaksina nuk përmban virusin e gjallë, mikroçipa, teknologji të gjurmimit, qeliza të fetuseve, merkur, alumin apo kontraceptiv.

Të gjitha këto gjëra janë përmendur nga njerëzit duke thënë se vaksina i përmban ato, mirëpo asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë. Vaksinat kanë dy përbërës kryesorë: lipide dhe mARN. Le të themi se vaksina përmban ndonjërën prej atyre që përmendëm, gjilpëra e përdorur për vaksinim është jashtëzakonisht e vogël për të mundur të përçoi ndonjërën prej tyre.

Fakti: Gratë shtatzëna, që janë duke ushqyer një foshnjë apo duan të mbesin shtatzënë, mund të marrin vaksinën. Ka shumë që mendojnë se vaksina do të shkatërroj fertilitetin e një personi, por kjo nuk është e vërtetë. Asnjë vaksinim nuk është i ndërlidhur me humbjen e fertilitetit.

Fakti: Vaksina do të përdoret për të ndalur pandeminë, jo për të kontrolluar njerëzit. Një vaksinë është e pamundur që të “kontrolloi” mendjen e një personi. Nëse një gjë e tillë do të ishte e mundshme, do të thotë se ne do të kishim një teknologji shumë më të zhvilluar. Kjo do të thotë se njerëzimi do të ishte shumë më përpara.

Të gjithë do të kishin një makinë fluturuese në garazhin e tyre, ose do të kishte jetë në një stacion hapësinorë, apo diçka të tillë. Fakti: Njerëzit që kanë probleme shëndetësore mund të marrin vaksinën, por duhet të konsultohen me doktorin. Nëse ju keni probleme shëndetësore, nuk do të thotë se vaksina do të iu vras apo do iu dëmtoj. Ju duhet të konsultoheni me doktorin paraprakisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME