Covid-19

Nuk ka më pritje, aparati i fundit tregon brenda një minute nëse jeni keni Covid-19

Në singapor është krijuar aparati që zbulon brenda 1 minute nëse jeni të infektuar me Covid-19. Lajmi u dha nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, që sipas tyre testi i frymëmarrjes u testua dhe dha fryte pozitive.

Ata tregojnë se se testi funksionon si një test standard i aparatit të frymëmarrjes që policia mund të përdorë për të parë nëse një shofer është i dehur.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Singapori do të kontrollojë udhëtarët e ardhur nga Malajzia në pikën e kontrollit Tuas në anën perëndimore të ishullit. Kushdo që rezulton pozitiv në testin e frymëmarrjes do të shqyrtohet në një provë konfirmuese PCR.

Singapori aktualisht skanon aplikantët me analiza të shpejta antigjeni, të cilat do të vazhdonin së bashku me aparatet e marrjes së ajrit. Testet e sakta me shpejtësi mund të jenë thelbësore për të ndihmuar zhbllokimin e një sektori udhëtimesh që është ngadalësuar gjatë pandemisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: