Covid-19

“Omicron” mbërrin edhe në Itali

Italia konfirmoi të shtunën rastin e parë të variantit të ri të Covid-19, Omicron, të zbuluar së fundmi në Afrikën e Jugut. Pacienti i cili ishte plotësisht i vaksinuar, u kthye në Itali nga Mozambiku vetëm disa ditë më parë.

Njerëzit që kishin qenë në kontakt me pacientin janë gjithashtu të izoluar si një masë paraprake. Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli llojin e ri një “variant shqetësues”, duke e quajtur Omicron.

Zbulimi i variantit Omicron ka ngjallur shqetësim në gjithë botën, një valë ndalimesh apo kufizimesh në udhëtime dhe një rënie të vlerës së aksioneve në tregjet financiare të premten mes frikës se Omicron mund të pengojë rimëkëmbjen globale nga pandemia gati dyvjeçare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: