Categories Covid-19

Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi në vend, hapet spitali Covid-3

Përkeqësimi i situatës në dy spitalet e para me pacientë të infektuar me koronavirus ka bërë që Covid 3 të hapë dyert këtë të shtunë të 31 tetorit. Spitali Covid 3, gjendet në godinën e ish-Kirurgjive, në brendësi të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Struktura e re ka një kapacitet prej 150 shtretër dhe një njësi Reanimacioni. Për t’u ardhur në ndihmë pacientëve, të gjitha dhomat e spitalit Covid 3 janë pajisur me respiratorë, oksigjen dhe monitorë. Gjithashtu është gati edhe ekipi mjekësor me mjekë dhe infermierë, të cilët kanë kryer edhe trajnimin disa mujor në spitalin Infektiv. Spitali Covid 3 fillimisht do të jetë një strukturë mbështetëse e dy spitaleve të tjera.

Pacientët të cilët përmirësohen nga ana klinike dhe negativizohen nga Covid, do të zhvendosen tek spitali Covid 3 për rehabilitimin e plotë pas sëmundjes. Të tre spitalet Covid kanë në total 470 shtretër, prej të cilëve 120 në spitalin Covid 1 në Shërbimin Infektiv, 200 në spitalin Covid 2 tek Sanatoriumi dhe 150 në Covid 3.

Kujtojmë se një ditë më parë ministria e Shëndetësisë tha se në dy spitalet Covid ishin të shtruar gjithsej 301 pacientë. Ndërkohë, vijon të rëndohet bilanci i viktimave. Dje, si pasojë e COVID-19 kanë humbur betejën me sëmundjen 3 pacientë duke e çuar në 502 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME