Covid-19

Pfizer fillon testimin e vaksinës antiCovid tek fëmijët nën 12 vjeç

Pfizer ka filluar testimin e vaksinës tek fëmijët nga 6 muajsh deri tek ata 12 vjeç. Të mërkurën vaksina u testua tek një numër i vogël fëmijësh. Studiuesit planifikojnë që më vonë të zgjerohen në një provë me 4,500 pjesëmarrës, fëmijët do të ndahen në tre grupe: mosha nga gjashtë muaj deri në dy vjeç, mosha dy deri në pesë vjeç dhe moshat pesë deri në 12 vjeç.

Në secilin grup, gjysma e tyre do të marrë dy doza me 21 ditë diferencë dhe gjysmës tjetër do t’i jepet placebo (substancë e padëmshme që duket identike me trajtimin që testohet në një provë klinike). Ekipi do të testojë sigurinë, tolerancën dhe reagimin imunitar të gjeneruar nga vaksina, duke matur nivelet e antitrupave tek fëmijët. Kujtojmë se vetëm vaksina Pfizer-BioNTech po përdoret tek moshat 16 dhe 17 vjeç në SH.B.A.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: