Categories Covid-19

Raporti i CDC: Personat e pavaksinuar janë 29 herë më të rrezikuar nga Covid

Një raport i publikuar të martën nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) doli në përfundimin se njerëzit e pavaksinuar kanë pothuajse pesë herë më shumë gjasa të infektohen dhe mbi 29 herë më shumë të shtrohen në spital me Covid-19.

Raporti shqyrtoi 40 mijë raste me COVID në Los Angelos nga 1 majI deri më 25 korrik, kohë kur varianti Delta ishte bërë me dominues. “Personat e vaksinuar kanë më pak gjasa të kenë forma të rënda të sëmundjes dhe mund të kenë vetëm simptoma të lehta,” tha Sharon Balter, një nga autoret e studimit dhe drejtoreshë e sëmundjeve infektive në Departamentin e Shëndetit Publik të Qarkut Los Angeles.

“Në të njëjtën kohë, për shkak se personat e vaksinuar mund ta marrin Covid dhe mund të kenë simptoma të lehta, ne i inkurajojmë ata të mbajnë maska ​​për të parandaluar përhapjen tek personat e pavaksinuar të cilët mund të sëmuren rëndë,” tha Balter. Edhe pse varianti delta shtoi ndjeshëm numrin e rasteve pozitive të Covid, studiuesit zbuluan se vaksinat ende ofronin mbrojtje efektive kundër simptomave të rënda.

“Këto të dhëna të shkallës së infeksionit dhe shtrimit në spital tregojnë se vaksinat e autorizuara ishin mbrojtëse kundër infeksionit të rëndë gjatë një periudhe kur transmetimi i variantit Delta ishte në rritje,” thuhej në raport. Angela Rasmussen tha se gjetjet duken “në përputhje me shumë të dhëna që vijnë: Delta shkakton më shumë raste por vaksinimi zvogëlon format kritike dhe rastet e vdekjes”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME