Categories Covid-19

Reagon Petrit Vasili: Jam top fare!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është infektuar me koronavirus. Ditët e fundit, ka patur spekulime në disa media, lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. I pyetur nga TPZ.al, lidhur me këtë çështje, Vasili ka thënë se ndihet mirë. “Jam top fare“, kjo ishte përgjigja e nënkryetarit të LSI-së.

Përveç Petrit Vasilit, një numër politikanësh të lartë janë infektuar me Covid-19 në Shqipëri, ku përfshihen Blendi Klosi, Damian Gjiknuri dhe Belinda Balluku.

Shifrat e infektimeve janë rritur shumë së fundmi dhe ditën e sotme kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje 12 qytetarë dhe janë infektuar 525 të tjerë. Kjo e ka detyruar të ashtuquajturin “Komitet të Ekspertëve”, të lajmërojnë masa dhe kufizime të reja, në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Masa e propozuara nga Komiteti i Ekspertëve:

  1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
  2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
  3. “Smart-working” për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME