Categories Covid-19

Rekord rastesh të reja, 5 persona humbin betejën, një nga Vlora, 5 raste në Vlorë, Sarandë, 1 Selenicë

5 persona kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që 203 raste të reja pozitive janë shënuar në Shqipëri.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1351 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020) Raste të reja ditore   203 Të shëruar ne 24 orë  87

Humbje jete në 24 orë  5

Testime ditore  1351

Testime totale 102,004

Raste pozitive   15955

Raste të shëruara 9762

Raste Aktive  5759

Humbje jete 434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2890

Durrës 593

Shkodër   426

Korçë  325

Fier  306

Lezhë 290

Elbasan   246

Vlorë    208

Berat   168

Kukës 159

Dibër  82

Gjirokastër  66

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME