Categories Covid-19

Romë,Gati vaksinimi, mbërrin sasia e parë

Kanë mbërritur në Romë dozat e para të vaksinës Oksford realizuar në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike italiane Astrazeneca. Në magazinat e kësaj kompanie në komunën Anagni në afërsi të Romës, kanë mbërritur sasitë e para të kësaj vaksine që është në përfundim të përgatitjes së dosjes që do i dorëzohet për aprovim Agjensisë Europiane të Barnave EMA. Në analizë do të merren gati 10 milionë të dhëna të mbledhur gjatë fazës së eksperimentimit të saj tek njeriu.

Menaxheri i përgjithshëm i Astrazeneca Lorenzo Wittum, informon se “litra vaksinë janë gati për t’u konfeksionuar në magazinat e qëndrës së tyre pranë Romës e sapo të marrin autorizmin  janë të gatshëm të shpërndajnë 3 miliardë doza e për të cilat po punojnë prej majit të 2020.” Vaksina Astrazeneca Oksford është më e lira nga të gjitha vaksinat e tjera që po eksperimentohen. Ka një kosto 3 euro, mund të konservohet në frigoriferë të thjeshë në temperaturë -2 /8 gradë e një kohëzgjatje prej 6 muaj.

Kjo vaksinë merret në dy doza e efikasiteti i saj në krahasim me dy vaksinat e tjera Pfizer e Moderna, është më i ulët e që varion nga 70% deri në 90%. Menaxheri i saj Lorenzo Wittum thotë se janë mjaft të kënaqur me rezultatin e arritur në kuotën 90% të efikasitetit të vaksinës. “Por dhe niveli 70% është një rezultat mjaft i mirë” , thotë ai. “Asnjë nga personat e vaksinuar ka shfaqur simptoma të rënda e as nuk është shtruar në spital për t’u kuruar, Pra dhe nëse merret virusi, vaksina ka aftësinë për të të mbrojtur.” “Kjo është një vaksinë për të gjithë dhe për ato vende me një nivel të ulët jetese”, thotë menaxheri i Astrazeneca Italia Lorenzo Wittum.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME