Covid-19

Rritja e rasteve me Covid, Bashkia Divjakë mbyll përkohësisht tregjet

Bashkia e Divjakës ka lajmëruar se ka mbyllur përkohësisht tregjet në territorin e saj, për shkak të rritjes së rasteve ditore me Covid, në vendin tonë.

Sipas njoftimit tregjet do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë., ndërkohë qytetarëve u kërkohet që të respektojnë masat. Për shkak të përhapjes shqetësuese të infektimeve me Covid-19 njoftojmë mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë.

Tregjet do të jenë të mbyllur deri në një njoftim të dytë. Këshillojmë të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19. Të respektojmë jetën tonë dhe të atyre që na rrethojnë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close