Categories Covid-19

Rritja e rasteve të reja, mbyllet Gjermania për një muaj, Merkel (Lista e aktiviteteve që pezullohen)

Qeveria federale gjermane dhe qeveritë e landeve duan të vënë nën kontroll shifrat me rritje drastike të infektimeve me Covid-19, duke vendosur kufizime masive të kontaktve gjatë gjithë nëntorit. Sipas ARD dhe agjencisë gjermane të lajmeve dpa në konsultimet me video midis kancelares Angela Merkel (CDU) dhe kryeministrave të landeve federale, kufizime të reja masive në jetën e përditshme do t’u vijnë qytetarëve nga e hëna e ardhshme, 2 nëntor.

Pas dy javësh, rreth 11 nëntorit, kancelarja dhe krerët e qeverive të landeve duan të diskutojnë përsëri, të vlerësojnë objektivat e arritura përmes masave dhe të bëjnë përshtatjet e nevojshme. Në videokonferencën e Merkelit me kryeministrat e landeve po diskutohen dhe vendosen për momentin kufizimet specifike të kontaktit. Qëllimi është të frenohet deri në Krishtlindje numri i i rritur në mënyrë masive i infektimeve.

Kufizime drastike të kontaktit Sipas pjesëmarrësve, aktivitetet, që i shërbejnë argëtimit dhe kohës së lirë do të ndalohen në masë të konsiderueshme. Teatrot, operat dhe sallat e koncerteve duhet të mbyllen deri në fund të muajit. Sipas dpa, kufizimet prekin gjithashtu edhe kohën e lirë dhe sportet amatore; sportet individuale pritet të përjashtohen. Sporti profesionist në nëntor duhet të zhvillohet pa spektatorë. Kjo vlen edhe për Bundesligën e futbollit.

Qëndrimi i përbashkët në publik i lejohet vetëm anëtarëve të familjes vetjake dhe të një familjeje tjetër, me maksimumi dhjetë persona. Shkeljet e këtyre kufizimeve të kontaktit do të ndëshkohen nga autoritetet rregullatore.

Gatishmëri e madhe për t’i marrë masat, Sipas dpa, kryeministrat e landeve treguan që në krye vullnet për të marrë vendimet e nevojshme. Disa, si Kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Müller (SPD), i cili aktualisht po kryeson Konferencën e Kryeministrave, theksuan se ai dhe kolegët e tij do të donin që qeveria gjermane të jepte mbështetje për marrjen e një vendimit. Nga pjesëmarrësit u tha se tashmë ishte gjetur një konsensus për shumë pika në diskutimin e brendshëm paraprak të landeve.

Kryeministrja e landit të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore Manuela Schëesig kërkoi mirëkuptim në parlamentin e landit në Schëerin për masa më të ashpra për të frenuar virusin Corona. Pa masa të mëtejshme paraprake, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore do të arrinte nivelin kritik të 50 infektimeve të reja për 100.000 banorë brenda shtatë ditëve, më e vonta për dy javë, tha politikania e SPD. Planifikohet ndihmë për bizneset e vogla

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME