Covid-19

Sërish asnjë humbje jete në Kosovë, regjistrohen 9 raste të reja

Kosova sërish nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërkohë në 24 orët e fundit ka pasur 9 raste të reja. Tashmë në Kosovë kanë ngelur 179 raste aktive teksa fushata e vaksinimit masiv vijon për të katërtën ditë radhazi. 14 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit. 18 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës. Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. Në total numri i rasteve aktive është 179.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: