Covid-19

SHBA jep lajmin e mirë për heqjen e maskave, vaksinimi po ecën me ritme të shpejta

Në një vit e disa muaj pandemi, mbajtja e maskës është një nga kushtet që ka shqetësuar shumë njerëzit. Për këtë çështje dhe pyetjen se kur do hiqen, ka folur Anthony Fauci, imunologu dhe këshilltari kryesor amerikan në Shtëpinë e Bardhë për shëndetësi. Për CNN ai tha se udhëzimet për mbajtjen e maskave brenda do të ndryshohen së shpejti.

“Unë mendoj se me siguri do ta shihni këtë lehtësim ndërsa shkojmë më tej dhe sa më shumë njerëz vaksinohen”, tha Fauci. Ky i fundit gjithashtu gëzon postin e drejtorit të  Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. Më tej, Fauci njoftoi se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të azhurnojë udhëzimet e saj sepse gjithnjë e më shumë amerikanë po vaksinohen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: