Categories Covid-19

SHBA miraton remdesivir-in për trajtimin e sëmundjes COVID-19

Rregullatorët amerikanë miratuan ilaçin anti-viral remdesivir për të trajtuar pacientët me sëmundjen COVID-19 në spitale. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA tha se Veklury, emri i markës së ilaçit, zvogëlon kohën e shërimit mesatarisht për pesë ditë.

“Veklury është trajtimi i parë për COVID-19 që merr miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave”, tha përmes një deklarate kjo agjenci. Në deklaratë po ashtu thuhet se ky medikament u miratua “për përdorim te të rriturit dhe pacientët pediatrikë, 12 vjeç e më të vjetër dhe me peshë së paku 40 kilogramë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se remdesiviri ka pak ose aspak efekt në mbijetesën e pacientëve. OBSH tha se bazohet në studimet e saj, por prodhuesi i ilaçit, Gilead, i hodhi poshtë këto gjetje. Remdesiviri është autorizuar vetëm për përdorim emergjent në SHBA që nga muaji maji. Së voni, ilaçi i është dhënë edhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka dalë pozitiv me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Trump, i cili është diagnostikuar më 2 tetor, është shëruar. /REL/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME