Categories Covid-19

Shefi i Modernas zbulon sa do të kushtojë vaksina anti-Covid-19, E përballueshme për çdo qytetar

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane, Moderna do të kushtojë midis 25 dhe 37 eurove për dozë, në varësi të sasisë së porositur nga qeveritë botërore, konfirmoi Stephane Bancel për të përjavshmen gjermane Welt am Sonntag. “Vaksina jonë kushton afërsisht e njëjtë me vaksinën e gripit, e cila kushton midis 8 dhe 40 euro”, tha ai. Mediat e huaja kanë raportuar më parë se Komisioni Evropian dëshiron të arrijë një marrëveshje me Modernan për të blerë miliona doza me një çmim më të ulët se 25 euro.

“Asgjë nuk është nënshkruar ende, por ne jemi afër një marrëveshje me Komisionin e BE-së. Ne duam të dorëzojmë vaksinat në Evropë dhe jemi në negociata konstruktive”, tha Bancel, duke deklaruar se është çështje ditësh kur marrëveshja do të nënshkruhet. Kompania më parë njoftoi se efektiviteti i vaksinës është 94.5 për qind. Reuters shkruan se BE-ja ka negociuar me Moderna që nga korriku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME