Covid-19

Shifra të larta/ 896 raste të reja me covid në Shqipëri, tetë jetë të humbura

Gjatë 24 orëve të fundit edhe pse ka  pasur një rënie të lehtë të numrit të viktimave dhe infektimeve krahasur me një ditë më parë ,sërish shifrat nga koronavirusi në vend vijojnë të jenë problematike. Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë ndërruar jetë 8 pacientë, nga 11 që humbën jetën ditën e djeshme.

Ndërkohë, vijon të mbetet ende i lartë numri i të infektuarve me virusin e rrezikshëm, ku në 24 orë kanë rezultuar pozitivë 896 persona. Sipas MSH, “ktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 20 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 3761 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 896 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 55 raste në Durrës, 54 raste në Tiranë, 49 raste Elbasan, 47 raste në Fier, 28 raste në Lushnje, 26 raste në Shkodër, 22 raste në Kavajë, 20 raste në Berat, 18 raste në Sarandë, Krujë, Kurbin, 16 raste në Korçë, Lezhë, Gjirokastër, 15 raste në Kukës, Kamëz, 13 raste në Mat dhe Gramsh, 12 raste në Patos, 10 raste në Vorë, 9 raste në Divjakë, Librazhd, 7 raste në Prrenjas, Mallakastër, 6 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Dibër, Kuçovë, 5 raste në Pogradec, Delvinë, Rrogozhinë, 4 raste në Tepelenë, Vau i Dejës, Peqin, 3 raste në Belsh, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Rroskovec, Skrapar, Cërrik , Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Devoll, Has, Tropojë, Himarë, Klos, Shijak, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,420 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 46-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close