Covid-19

Shpjegim: Pse është e vështirë të prodhohen vaksinat dhe pse nuk mund të rritet prodhimi

Të gjithë kanë pyetje rreth këtyre çështjeve, dhe ekspertët e kanë shpjeguar situatën. Me kërkesën e lartë të vaksinave rreth gjithë botës, publiku është shumë i inatosur dhe ka nevojë të dijë se si mund të marrim më shumë vaksina, sa më shumë, sa më shpejtë, shkruan lajmi.net. Problemi është që nuk është njësoj “si të shtosh më shumë ujë në supë” thotë specialistja e vaksinës Maria Elena Bottazzi nga kolegji i mjeksisë Baylor.

Prodhuesit e vaksinës kanë nevojë të përdorin të gjitha resurset që kanë në dispozicion në mënyrë që të mund të prodhojnë qindra miliona doza, dhe problemi më i vogël do të shkaktoj vonesë.Disa prej  përbërësve që përdoren për vaksinën nuk janë prodhuar kurrë më parë në këtë sasi, dhe mund të duket si një sugjerim i zgjuar, por fabrikat nuk mund të nisin prodhimin e një vaksine të re brenda natës.

Këtë javë, fabrika franceze e barërave Sanofi ka ndërmarrë hapin e pazakontë de ka deklaruar se do të ndihmoj të paketoj vaksinat për Pfizer dhe BioNTech. Por kjo nuk është e mundur që të ndodhë deri verës dhe Sanofi ka hapësirën për të ndërmarrë këtë ndihmë për faktin e vetëm se vaksina e tyre është vonuar në testim dhe aprovim.

Pra kjo përsëri është lajm i keq sepse ata nuk mund të fillojnë prodhimin në sasi. Vaksinat duhet të prodhohen në sasi të caktuara, në mënyrë që të mund të jetë formula e duhur, shkruan lajmi.net. Produkti që përdorin thuajse të gjitha vaksinat është mARN, pra që është material gjenetik i cili në kushte laboratorike mund të prodhohet lehtë, por jo në sasi masive që nevojiten për prodhimin e miliona dozave.

Në mënyrë që të mos shfaqen probleme në përbërjen e vaksinës prodhimi duhet të jetë paksa më i ngadaltë. Gjithashtu është edhe problemi tjetër i resurseve, ato nuk janë të pafundme dhe furnizimi me to kërkon pak kohë. Gjithashtu edhe shpërndaja është e vështirë sepse vaksinat duhet të ndahen në të gjithë botën në bazë të popullsisë, rrezikut në shtet etj.

Sigurisht, edhe ekonomia e atij shteti ndikon shumë sepse jo të gjithë shtetet kanë mjetet financiare për të siguruar vaksina mjaftueshëm për të gjithë popullsinë. Mirëpo ekspertët përsëri dhurojnë shpresë, sepse ata thonë se çdo muaj po prodhohen më shumë e më shumë vaksina se muajin paraprak.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close