Covid-19

Shqiptarët që kanë bërë vaksinën, si të pajiseni me pasaportë jeshile

Të gjithë shqiptarët që tashmë e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, mund të pajisjen me pasaportën e gjelbër. Ky është një dokument që shkarkohet nga e albania dhe ka vlerë ligjore për të treguar se personi i pajisur me të, është i imunizuar dhe mund të lëvizë lirshëm dhe pa kufizim.

Ja si mund ta siguroni këtë dokument. Në portalin e albania, vendosni kodin NID qe ndodhet ne kartën e identitetit dhe vendosni fjalëkalimin tuaj. Në rubrikën e caktuar është e mundshme që të shkarkosh dokumentin.

Kjo pasaportë është e përdorshme për udhëtim sipas vendeve të ndryshme në Europe dhe në botë. Janë ende shumë vende që kërkojnë edhe testin covid për të udhëtuar dhe parashikojnë edhe karantinim por së shpejti pritet të ketë një ndryshim rrënjësor në këtë drejtim. Disa vende për shkak se ekonominë e kanë të bazuar tek turizmi, do të njohin në mënyrë të njëanshme pasaportën e gjelbër.

Vende si Greqia apo Italia kanë nisur bisedimet dypalëshe mes vendeve për të lejuar udhëtimet me pasaportën Covid. Disa nga vende evropiane njohin dokumentin në rastet kur janë përdorur vaksina të certifikuara prej tyre por vende por Greqia ka vendosur të njohë edhe vaksinat e tjera, si Sinovak kineze. Ndërkohë që EMA në bashkimin evropian ka marrë në shqyrtim vaksinën e njohur kineze me të cilën janë imunizuar nga covid një numër shumë i madh i shqiptarëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: