Categories Covid-19

Si po ecën procesi i vaksinimit në të gjithë botën?

Prej disa javësh në shumë vende të botës po vijon procesi i vaksinimit. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Office for National Statistics deri tani në të gjithë botën janë përdorur më shumë se 300 milionë doza në 100 vende.

Por procesi i vaksinimit nuk po ecën me ritme të njëjta në të gjitha vendet. Po sipas ONS, disa vende kanë siguruar dhe vaksinuar një pjesë të madhe të popullsisë së tyre, por vendet e varfra janë ende duke pritur dozat e para të vaksinave.

Kush po vaksinohet?

BBC raporton se SHBA dhe Kina kanë marrë numrin më të lartë të dozave, përkatësisht 90 milionë dhe 52 milionë. Mbretëria e Bashkuar renditet e treta, me më shumë se 23 milionë doza të marra. Por ndërsa pothuajse e gjithë Evropa dhe Amerika kanë filluar fushatat e vaksinimit, nga ana tjetër në Afrikë nuk ka filluar ende vaksinimi.

Shumë vende të varfra po mbështeten në dërgesat nga COVAX, një skemë ndërkombëtare e udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila po përpiqet të sigurojë që të gjithë në botë të kenë akses në një vaksinë Covid. Gana u bë vendi i parë që mori vaksinat përmes këtij programi në 24 Shkurt. COVAX planifikon të shpërndajë rreth dy miliardë doza vaksinash në mbarë botën deri në fund të vitit.

Cilat vaksina po përdoren?

Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech ishte e para e aprovuar nga OBSH. Vaksina e zhvilluar nga këto dy kompani po përdoren në shumicën e vendeve, por në shumë vende të tjera pret aprovimin e rregullatorëve shëndetësor.

Shumica e shteteve kanë nisur vaksinimin nga mjekët dhe të moshuarit, por dhe tek ata që kanë sëmundje kronike dhe rrezikojnë të infektohen nga Covid-19. Në vende të tilla si Izraeli dhe Britania e Madhe, tashmë ka shenja premtuese që vaksinat po ulin shtrimet në spitale dhe transmetimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME