Categories Covid-19

Situata e Covid-19 në Kosovë, 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 11 viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 259 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 6.630 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se 3.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 850 persona janë shëruar derisa mbi 11 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.889 persona kanë vdekur.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 675 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 48 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 479 pacientë janë në oksigjenoterapi. Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 425.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 722.252 persona kanë marrë dozën e parë. Deri më 18 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME