Categories Covid-19

Skandali i radhës nga spitali Covid 2/ “Xhaxhi Doktori” publikon recetën, ja çfarë ilaçesh i japin pacientes asimptomatike (FOTO)

Në një kohë kur disa shtete të Europës kanë përgatitur masat kufizuese për bllokimin për herë të dytë nga koronavirusi, në Shqipëri nuk kanë të sosur skandalet e qeverisë. Mjeku Renato Osmenaj, i njohur me pseudonimin si “Xhaxhi Doktori” ka publikuar recetën që i jepet nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” një pacienteje që nuk ka shenja të sëmundjes së Covidit, por është asimptomatike.

“Rubrika” Sqarojmë komitetin”. Recetë e dhënë nga nga dikush me gradë shkencore në sanatorium tek nje paciente asimptomatike”, shkruan mjeku Renato Osmenaj. “Recefin në venë, Levofloxacin në venë, Enoxapirin nën lëkurë, dexametazon ampulë, vitaminë C, Vitaminë D dhe Zinc”, janë ilacet që sugjerohen nga një mjek i spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Covid. Ajo që është për tu shqetësuar është se pacientët asimptomatikë marrin receta me injeksione për tu kuruar nga Covidi.

Kujtojmë se ditën e sotme, Preng Gjonaj, 52-vjeç ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi u hodh nga kati i katërt i ndërtesës ku ndodhej i shtruar. Gjonaj, ishte duke u trajtuar prej një jave në këtë spital, ndërsa kishte shfaqur simptoma të rënda të Covid, dhe gjendja e tij paraqitej serioze.

52-vjeçari bëhet kështu pacienti i tretë që i jep fund jetës, teksa përballet me Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi”, brenda pak muajve, ndërsa më herët ka vdekur dhe një 65-vjeçar nga Klosi, si dhe një 29 vjeçar nga Durrësi. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME