Covid-19

Sot vijnë edhe 7000 vaksina nga Pfizer

Mbrëmjen e kësaj të hëne, 15 shkurt, në vendin tonë pritet të mbërrijë një tjetër parti vaksinash  prej 7000 dozash nga marrëveshja me Pfizer. Deri në fund të muajt numri i tyre do të shkoj deri në 40 mijë.

Në gati 1 muaj fushatë vaksinimi janë administruar 1229 doza nga rreth 2100 doza gjithësej. Ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon edhe pse me ritme të ngadalta, situata pandemike është përkeqësuar, e sidomos në spitalet Covid.

Në katër strukturat spitalore Covid në kryeqytet, kapacitetet janë drejt ezaurimit. Me plotësimin e tyre do të duhet që të hapen edhe spitalet rajonale. Së bashku me spitalet rajonale kapaciteti i shtretërve shkon në 1600, skenarë ky i parashikuar nëse do të kishte një mbingarkesë në spitalet Covid në kryeqytet.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close