Categories Covid-19

Studimi/ 4 vitaminat që ulin efektet e koronavirusit

Një studim i ri tregon se nivelet e ulta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19. Studime të mëparshme sugjerojnë se 9 nga 10 vdekjet nga virusi mund të ishin parandaluar nëse njerëzit kishin nivele adekuate të vitaminës D. Gjatë dimrit, nivelet e kësaj vitamine zvogëlohen sepse njerëzit janë më pak të ekspozuar ndaj diellit.

Njerëzve iu duhet të ekspozohen të paktën 20 minuta në ditë ndaj rrezeve të diellit për të marrë sasinë e përshtatshme, prandaj shpesh nevojitet një suplement për të arritur një nivel të shëndetshëm. Në fakt, personeli shëndetësor po e përdorin vitamina si një trajtim për Covid-19 dhe jo vetëm për parandalim, shkruan abcnews.al.

Mjeku Peter Osborne tha për FOX 26 se vitamina D është një nga mënyrat më të thjeshta dhe të përballueshme për t’ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm. Ai gjithashtu theksoi se për të forcuar sistemin imunitar është e nevojshme të përdoren katër shtresa të ndryshme – vitamina D, C, zink dhe Quercetin, një bioflavonoid natyral që hap qelizat në trup në mënyrë që zinku të futet brenda.

Osborne sugjeroi disa burime dietike të vitaminës D si vaji i mëlçisë së merlucit, peshqit me yndyrë dhe kërpudhat, që mund t’i ndihmojnë njerëzit të arrijnë dozën e rekomanduar ditore. “Unë rekomandoj një terapi me vitaminën D. 1.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D për kile.

Pra, nëse jeni 100 kile, do të merrnit 100,000 njësi ndërkombëtare të vitaminës D për tre ditë. Pas kësaj, nuk keni pse të vazhdoni të merrni doza më të larta, por tre ditë me dozë të lartë të vitaminës D do të ngrenë nivelet tuaja të vitaminës D në nivele të përshtatshme”, shpjegoi Osborne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME