Categories Covid-19

Studimi për vaksinat: Pas 7 muajsh mbeten vetëm 15% antitrupa

Një studim në Suedi ka konfirmuar se antitrupat e fituar nga vaksinat “Pfizer” dhe “AstraZeneca” pakësohen me kalimin e kohës, ndaj është i nevojshëm marrja e dozave shtesë. Ekipi suedez analizoi të dhënat e mbi 2 mijë mjekëve dhe infermierëve për të mësuar mbrojtjen imunitare nga kovidi-19 dhe efektin e vaksinave.

Për personat e imunizuar me vaksinën “Pfizer-BioNTech”, niveli i antitrupave rezultoi i përgjysmuar pas tre muajve, ndërsa pas 7 muajsh antitrupat zbritën me 85 për qind nga maksimumi i tyre. Rezultatet për “AstraZeneca”-n ishin më të ulëta, me një rënie antitrupash me 80 % tre muaj pas vaksinimit. “Dihet fakti që niveli i antitrupave bie me kohën, por habia është rënia kaq e madhe në një grup relativisht të shëndetshëm dhe të ri.

Kjo do të thotë se virusi do të vazhdojë të përhapet te grupet e vaksinuara, dhe pasojat janë për të moshuarit dhe më të dobëtit, të cilët duhet të marrin sa më shpejt dozën e tretë,” thotë Sharlote Toalin. Mjekja dhe drejtuesja e studimit për efektin imunologjik të vaksinave antikovid shprehet se është kjo arsyeja se pse edhe vendet me norma të larta vaksinimi nuk po i ndalin infektimet.

“Antitrupat janë vetëm një pjesë e sistemit tonë imunitar. Sistemi përmban edhe qeliza të memories të cilat plotësojnë nivelin e antitrupave kur ekspozohemi ndaj një virusi, dhe nuk e dimë saktë limitin kur njeriu infektohet ose sëmuret,” shton ekspertja e imunologjisë. Suedi ka mbi 10 milionë banorë dhe ka vaksinuar 63% të popullsisë.

Mbi 1 milionë janë diagnostikuar me koronavirusin e ri dhe 15 mijë kanë mbetur viktima të sëmundjes infektive. Vitin e kaluar vendi nuk i aplikoi masat e rrepta të ndalimqarkullimit, ndërkohë që të mërkurën vendosi të heqë edhe kufizimet që kishte në fuqi për sa i përket pjesëmarrjes në grupe, punës nga shtëpia dhe distancimit social.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME