Categories Covid-19

Të hënën hapet Covid 3/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet, si është situata tek Infektivi dhe Shefqet Ndroqi

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar si është situata në spitalet Covid 1 dhe 2 pasi shifrat e infektimeve janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Në raportin ditor të 24 orëve të fundit, bën me dije se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Një ditë më parë, burime për Fax News bënë me dije se kapacitetet në spitalin Covid 1 dhe 2 janë drejt ezaurimit, ndaj ditën e hënë do të hapet Covid 3, godina e ish-Kirurgjisë për të trajtuar pacientët që kanë nevojë për shërbim spitalor. Situata në spitalin Infektiv në Tiranë duket se ka arritur pikën e vlimit, ku në ditët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të urgjencave dhe personave që kërkojnë trajtim. Ditën e djeshme, në spitalin Infektiv kishte 30 shtretër të lirë, ndërsa tek “Shefqet Ndoqi”, 40, ndërsa prej kohësh mjekët janë duke punuar me sforco për përballimin e të gjitha rasteve.

Kujtojmë se sot u regjistruan 302 raste me COVID-19, ndërsa 4 persona humbën jetën, ndërkohë që numri total i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 473. Një problem serioz përveç ezaurimit të kapaciteteve në spitale, mbetet dhe trajtimi i personave që kurohen në shtëpi, kostot e të cilëve nuk mbulohen nga ana e qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME