Categories Covid-19

Thyhet kurba e infektimeve në botë

Shënohen 3% më pak raste se një javë më parë Ka nisur të thyhet kurba e përhapjes së Covid në mbarë botën. Java e fundit ka shënuar për herë të parë vlera negative të infektimeve të reja krahasuar kjo me javën pararendëse.

Sipas të dhënave të Worldometers në 7 ditët e fundit infektimet me Covid në mbarë botën kanë rënë me 3 për qind në raport me javën e shkuar. Por vala e infektimeve duket se ia ka lënë vendin tashmë valës së fataliteteve, të cilat këtë javë në rang global u rritën me 14 për qind.

Rënien më të madhe të përhapjes së virusit e kanë shënuar shtetet e bashkuara të Amerikës, të cilat kanë raportuar 32 për qind më pak infektime se në javën pararendëse. Ndërkohë që sa i përket fataliteteve ato janë rritur me 10 për qind. Europa paraqet një situatë të ndryshme nga trendi global, pasi ka raportuar një rritje me 11 për qind të infektimeve dhe një rënie situatë thuajse të njëjtë të fataliteteve.

Duket se tek të dhënat për Europën ka ndikuar shumë situata në Rusi, ku numri I infektimeve është rritur me 111 për qind dhe Gjermania që ka një rritje me 47 për qind. Në rang global gjatë kësaj jave u regjistruar rreth 22 milionë raste të reja dhe afro 63 mije humbje jete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME