fbpx
Covid-19

Vajza e Bill Gates bën vaksinën për Covid

Jennifer Gates, vajza e themeluesit të Microsoft, Bill Gates , mori dozën e parë të vaksinës Covid-19. Studentja e mjekësisë pas marrjes së vaksinës u shpreh se është e lumtur për marrjen e dozës së parë. “Jam e privilegjuar të marr dozën e parë të vaksinës për të mësuar qelizat e mia të krijojnë një përgjigje imune ndaj virusit. Si një studente mjekësie, jam mirënjohëse që do të më japë mbrojten dhe sigurinë për praktikën time të ardhshme.

Do të sugjerojë çdokënd të lexojë më shumë dhe ta konsiderojë seriozisht për veten dhe familjen. Sa më shumë njerëz të imunizohen, aq më i sigurt është komuniteti për ne“,tha ajo. Po ashtu, Jennifer ironizoi dhe të gjithë konspiracionistët që besonin se vaksina e Bill Gates do të injektonte një çip në trupin e njeriut, shkruan CNN.

“Fatkeqësisht, vaksina nuk më injektoi babain tim gjeni në tru, vetëm nëse ADN-ja ime është imune…”, tha vajza e miliarderit. Konspiracionistët shpreheshin se themeluesi i kompanisë “Microsoft” do të vendoste miroçipat në vaksina për të kontrolluar njerëzit, ndërsa Gates ka mohuar çdo akuzë, madje ka marrë edhe vetë vaksinën.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close