Categories Covid-19

Vaksina, më shumë përfitim apo rrèzik sëmundjesh të rralla?

U fol shumë për vaksinën AstraZeneca për shkak të trombozave. Tani Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA po vëzhgon edhe një vaksinë tjetër për rreziqet që sjell, por edhe AstraZenecan për një sëmundje tjetër të rrallë. Agjencia Europiane e Medikamenteve e BE, EMA po verifikon një lidhje të mundshme mes vaksinës kundër Coronës të prodhuesit amerikan, Johnson&Johnson dhe sëmundjeve të trombozës. Tre nga katër raste janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara në kuadër të një studimi klinik. Një rast përfundoi me vdekje, thuhet.

Vaksina e Johnson&Johnson u lejua në mesin e marsit në BE, por në ndryshim nga SHBA ende nuk është futur në përdorim. Komisioni Europian pret që vaksina të lëvrohet pas më shumë se një jave. Në tremujorin e parë do duhet të ofrohen 55 milionë doza. Ndryshe nga vaksinat e tjera në produktin e firmës belge Janssen, pjesë e koncernit Johnson&Johnson mjafton vetëm një dozë për mbrojtjen nga virusi.

EMA sërish për AstraZenecan: Më shumë përfitim se dëm…por Vetëm të mërkurën e kësaj jave, EMA pas një verifikimi të ri të sëmundjeve të trombozës pohoi lidhjen me vaksinën e AstraZenecas, por pa e kufizuar përdorimin e saj.

Rastet e regjistruara të trombozave në tru kishin një shpeshtësi 1 në 100.000 raste, tha EMA. Prandaj përfitimi i vaksinës mund të vlerësohet kështu si më i lartë se rreziku. Në Gjermani përdorimi i AstraZenecas është i lejuar vetëm për personat mbi moshën 60 vjeç.

EMA ndërkohë po verifikon njoftimet edhe për një lidhje tjetër të mundshme mes vaksinës AstraZeneca dhe sindromës Clarkson, osë sindromës poroze kapilare, një sëmundje tjetër e rrallë dhe e rrezikshme, ku poroziteti i kapilarëve është aq i madh saqë prej tyre del edhe plazma. Pasojat janë edema dhe rënia e tensionit të gjakut. Bëhet fjalë për 5 raste me sindromën Clarkson, bëri të ditur EMA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME