Categories Covid-19

Vala e dytë e Covid, masat nuk parandaluan rastet. Ekspertët: Të vonuara dhe jo të duhurat

Për të luftuar valën e dytë të Covid 19, qeveria shqiptare ka marrë një sërë masash kufizuese, por që deri më sot, shifrat tregojnë se këto masa nuk kanë parandaluar përhapjen e virusit. Ekspertët shprehen se masat nuk kanë qenë të duhurat, ndërkohë që në disa raste reagimi i autoriteteve të shëndetësisë ka qenë i vonuar.

Shifrat e rasteve të reja rrëzojnë masat e autoriteteve

Vala e dytë e Covid u cilësua se filloi në muajin shtator, pas sezonit veror. Por, deri në mes të muajit nëntor, qeveria shqiptare nuk ndryshoi asnjë masë, duke lënë në fuqi vetëm ato që ishin edhe gjatë sezonit veror. Më 11 nëntor 2020, qeveria shqiptare njoftoi se do të merren masa të reja kundër Covid-19, duke kufizuar lëvizjen e lirë gjatë orëve të natës, konkretisht nga ora (22.00, deri në orën 06:00), në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

Këto masa do të qëndronin në fuqi për tri javë (14 nëntor-5 dhjetor) me qëllim për të parë ecurinë e përhapjes së Covid 19. Ndër të tjera, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi shmangien e grumbullimeve me më shumë se 10 persona, shmangien e aktiviteteve partiake, ceremonive dhe konferencave si dhe realizimin e mësimit online në universitete dhe të alternuar (online dhe fizik) në shkollat e arsimit parauniversitar.

Por, siç paraqitet dhe në grafikun e mëposhtëm, rastet e reja nuk patën rënie, por përkundrazi u rritën.

Tabela 1 Për të kuptuar më qartë kurbën, në analizë janë marrë rastet e reja të shënuara në Shqipëri nga dta 5 nëntor 2020, pra një javë para se të merren masat e reja deri më 5 dhjetor, afati përfundimtar i këtyre masave të vendosura nga Komiteti i Ekpsertëve. Ajo që vihet re është se në harkun kohor të një muaji, masat e autoriteteve nuk dhanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së Covid 19. Përkundrazi, në 30 ditë, rastet e reja në Shqipëri u dyfishuan.

Më 2 dhjetor, vetëm 3 ditë para përfundimit të afatit të masave të reja, Komitetit Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mbeten në fuqi pa afat të gjitha masat e marra deri tani për kufizimin e lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00. “Do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet e ceremonive mortore, përtej atyre familjare.

Do të vazhdojë të jetë në fuqi pa afat kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-6:00, ku përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Do të vijojë të ketë kufizim të bareve, restoranteve, fast food, nga ora 22:00-6:00, përveç shërbimit delivery”, vendosi Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Këto masa qëndruan në fuqi deri më 24 dhjetor, pasi më 25 dhjetor, orari i kufizimeve ndryshoi sërish. Ajo që vihet re gjatë muajit dhjetor është një rënie e rasteve të reja me Covid 19, e cila filloi në mes të muajit dhjetor dhe deri më 24 dhjetor rastet arritën në nivelin që ishin para se të kufizohej orari i lëvizjes, pra në fillim të muajit nëntor (krahaso tabelën 1 me tabelën 2)

Tabela 2 Ndërkohë, më 21 dhjetor, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi masa më të rrepta, me qëllim parandalimin e rasteve gjatë festave të fundvitit. Një prej këtyre masave ishte ndryshimi i orarit që nuk lejohet lëvizja e qytetarëve, konkretisht nga ora 20:30 deri në orën 06:00.

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se nga data 24 dhjetor dhe deri në datën 4 janar do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 20: 30 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. “Prej datës 5 janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim. Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery”, tha Manastirliu.

Por çfarë ndodhi gjatë festave të fundvitit me rastet e reja të Covid 19! Siç vihet re dhe në tabelë, rastet patën një rënie të lehtë në totalin e rasteve. Ditën me rastet më të shumta ishin pikërisht 29-31 dhjetor, pikërisht në kohën kur qytetarët dyndeshin nëpër pika tregtare për pazaret e festave të fundvitit, për shkak të mbylljes dyditore të bizneseve.

Tabela 2 Ndërkohë, më 21 dhjetor, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi masa më të rrepta, me qëllim parandalimin e rasteve gjatë festave të fundvitit. Një prej këtyre masave ishte ndryshimi i orarit që nuk lejohet lëvizja e qytetarëve, konkretisht nga ora 20:30 deri në orën 06:00.

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se nga data 24 dhjetor dhe deri në datën 4 janar do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 20: 30 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. “Prej datës 5 janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim. Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery”, tha Manastirliu.

Por çfarë ndodhi gjatë festave të fundvitit me rastet e reja të Covid 19! Siç vihet re dhe në tabelë, rastet patën një rënie të lehtë në totalin e rasteve. Ditën me rastet më të shumta ishin pikërisht 29-31 dhjetor, pikërisht në kohën kur qytetarët dyndeshin nëpër pika tregtare për pazaret e festave të fundvitit, për shkak të mbylljes dyditore të bizneseve.

       Tabela 3   Ndërkohë, nga data 4 janar deri më 5 shkurt, autoritetet rikthyen të njëjtat masa si para festave të fundvitit.

Tabela 4 Në këtë hark kohor vihet një shpërthim më i fortë i rasteve, i cili është konsideruar nga ekspertët dhe si shpërthim i valës së tretë. Pra, pavarësisht se situata u mbajt nën kontroll për disa ditë, menjëherë pati një kapërcim dhe nga 24 janari, deri më 5 shkurt, në asnjë ditë nuk u shënuan më pak se 800 raste të reja me Covid 19. Duhet theksuar se kjo ishte periudha që u futën në përdorim dhe testet e reja, duke treguar kështu që rastet ditore ishin më të shumta sesa raportoheshin nga autoritetet e shëndetësisë.

Duke u nisur nga kjo situatë, më 6 shkurt, autoritetet shëndetësore rikthyer kufizimin për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor.

Tabela 5 Edhe gjatë këtyre ditëve, sipas grafikut më lart vihet re se pati një frenim të rasteve të reja, por jo ulje të ndjeshme të tyre, siç ndodhi me festat e fundvitit, duke pasur parasysh se njëkohësisht nisi edhe procesi i vaksinimit.

Ekspertët, skeptikë për masat e autoriteteve

Përballë kësaj situate, ku vihet re se masat kufizuese të marra nga autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë efekt në uljen e rasteve ditore, Vlora News iu drejtua ekspertëve për të shpjeguar këtë situatë. Mjeku Ilir Allkja dhe Ilir Alimehmeti  ndajnë mendime të ndryshme mbi këtë situatë.

Ne po bëjmë 1 vit që jemi në kolaps. Ne ishim në kolaps që në kohën ‘që mezi pritnim të vinte rasti i larë me COVID-19’, pasi coronavirusi kishte hyrë 2 muaj para se barometri zyrtar të shënonte rastet e para me coronavirus. Sot jemi përballë epidemisë me spitale të amortizuara, me stafe mjekësore të lodhura, por edhe të intimiduar”, shprehet doktor Allkja. I pyetur nëse testimi do të sillte një rënie të ndjeshme, Allkja shpjegon se duhet të ndiqnim direktivat e OBSH dhe aktet e vendeve me mjekësi të zhvilluar. “Jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë dimrit po bëhen shumë pak teste. Vetëm në Tiranë duhet të bëhen mbi 3000 teste në ditë.

Në mbarë botën, testet e shpejta filluan në shtator, tek ne erdhën në fillim të dhjetorit, dhe akoma s’kanë filluar masivisht”, thotë Ilir Allkja. Edhe doktor Alimehmeti mendon që testet e shpejta duhet të kishin filluar shumë më shpejt. “Në momentin që masat u liruan, ishte e qartë që shifrat do të rriteshin.

Megjithatë, rritja e parë e testimeve erdhi vetëm në gusht. Por edhe pse ka pasur rritje graduale, Shqipëria mbetet vendi i fundit në Europë për numrin e testimeve për popullatë, dhe gjithashtu tregon një përqindje të lartë pozitiviteti të testimeve (TPP). OBSH rekomandon që TPP të mos kalojë vlerën 10%, e mundësisht të mbahet nën 5%. Fakti është që ne kemi qenë që në qershor në shifra mbi 10% duke arritur pikun 37% dy javë më parë”, thotë Alimehmeti.

Por, Alimehmeti argumenton se testet erdhën me vonesë për shkak të pritjes së certifikimit zyrtar. “Testet e shpejta kanë ardhur relativisht shpejt, pasi vetëm dy muaj më parë morën certifikimin zyrtar. Pjesa tjetër e vonesës është operacionale. Data e hyrjes në vetvete nuk është shumë e vonë, por numrin total i testeve është tejet i ulët (vetëm 100.000), shkalla e përdorimit të tyre është e ngadaltë (TTP e djeshme = 28.7%) dhe nuk janë liberalizuar për përdorimin nga sistemi shëndetësor jopublik”, shpjegoi ai.

Por përballë rasteve të shumta ditore që shënohen pavarësisht masave të marra nga autoritetet, pyetja qëndron se ku ka gabuar Shqipëria. “Për opinionin tim në çdo hap ka gabuar. Përzgjedhja e anëtarëve të Komitetit të Ekspertëve u bë mbi baza partiake, u zgjodhën njerëz militantë të rilindjes, në vend që të përzgjidheshin profesionistë me reputacion profesional e larg ndikimeve partiake. Mbyllja u bë në momentet që Shqipëria kishte 3-5 raste në ditë dhe u hap kur rastet ishin mbi 20 në ditë. U mbyllën bizneset me nga 1-3 punëtorë dhe u mbajtën hapur fasoneritë me nga 300-800 punëtorë. U hapën shkollat pa u testuar mësuesit, nxënësit e prindërit.

U mbyllën shkollat dhe u mbajtën hapur baret, restorantet. Kryesorja nuk u kualifikuan stafe mjekësore, nuk u zgjeruan kapacitete spitalore në kohë. Më e keqja u propagandua sikur ne kishim spitale njëlloj si Franca e Gjermania, ndërkohë që nuk i kemi as në nivelet e vendeve ballkanike”, shprehet mjeku Ilir Allkja.

Ndërsa për mjekun Ilir Alimehmeti, të panjohurat ishin të shumta dhe rruga në errësirë bën që jo gjithnjë të marrësh kthesat e sakta dhe në kohë. “Fillimisht masat ishin të sakta në mars, por që duhet të fillonin të lëshoheshin gradualisht duke filluar nga mesi i prillit, pasi nga ai moment barra shoqërore filloi të bëhej e rëndë dhe nuk kishte justifikim epidemiologjik. Nga krahu tjetër, pas një blloku kaq të gjatë të panevojshëm, ishte e pamundur të riktheheshin masa efikase sërish në verë pasi nuk do të pranoheshin më socialisht.

Në gjuhë epidemiologjike mund të flitet për lirim-shtrëngim në formë dhëmbësh sharre ose në formë çekani. Ne zgjodhëm çekanin, i cili është efikas në rastet e viruseve që mund të zhduken, por që në fakt që më 26 shkurt 2020 CDC-ja amerikane kishte informuar se ky virus nuk do të zhdukej.

Si rrjedhojë, masat në formë dhëmbësh sharre me lirime dhe shtrëngime graduale dhe intermitentet ishin më të përshtatshme. Kjo nuk u morr parasysh deri në vjeshtë. Tjetër element i rëndësishëm, kemi qenë gjithnjë shumë poshtë me nivelin e testimeve. OBSH-ja shtyu fort që në fillim me parullën “test, test, test çdo rast të dyshuar dhe kontakt”. Në Shqipëri nuk e patëm mundësinë dhe/ose dëshirën për ta bërë realitet këtë këshillë ndërkombëtare. Megjithatë, shumë masa të tjera kanë qenë të përshtatshme dhe në kohën e duhur, pra nuk duhet t’i hedhim në kosh të gjitha, por të vlerësojmë me frymë kritike konstruktive për të vazhduar masat funksionuese dhe për të arkivuar masat që rezultuan të paefektshme”, shpjegon Alimehemti.

Ndërkohë të dy ekspertët vënë theksin se duhet të ishin forcuar spitalet rajonale për të luftuar Covid 19 dhe një defekt i madh sipas tyre, është hetimi epidemiologjik, i cili është në nivel shumë të ulët krahasuar me periudhën e parë të Covid-19. Megjithatë, shpresa për të parandaluar këtë pandemi, tashmë nuk mbeten masat e marra, por vaksinimi, i cili për hir së vërtetës po evën me hapa të ngadaltë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME